XIBËR- Për të dytin vit radhazi, Drita e Liqenit priti bijtë e saj. “Xibri n’festë” zhvilloi edicionin e dytë, këtë radhë me një pjesëmarrje masive.
Zona malore dhe vështirësia për t’u ngjitur në këtë oaz të gjelbërt, nuk u bë aspak pengesë, përkundrazi, kjo lëndinë thithi brenda saj mijëra emigrantë, banorë të zonës, migrantë e miq nga mbarë trevat shqiptare.
Aktiviteti u përqafua edhe nga bashkia klos dhe deputetët e sapozgjedhur të Matit. Për Valbona Kolën dhe Agron Malajn “Xibri n’festë” konsiderohet si shembulli i rrallë i ribashkimit.
Me një skaletë të larmishme, nga panairi i gatimeve tradicionale të zonës.
Drita e Liqenit është kthyer tashmë në pikëtakimin e mijëra zemrave. Çdo 10 gusht ky vend përrallor pret bijtë e saj, si një formë kujtese dhe mosharrese./ZËRI