Qytetërim

Përlotet Muharrem Hoxha: Humba gruan nga Covid-i! Flej me televizor ndezur mos të jem vetëm

Ai ka treguar se pas humbjes së bashkëshortes ai fle gjumë me televizor ndezur se nuk dëshiron të jetë vetëm.

E.K
Përlotet Muharrem Hoxha: Humba gruan nga Covid-i! Flej me televizor ndezur
Muharrem Hoxha

TIRANË- Aktori i mirënjohur i skenës shqiptare Muharrem Hoxha ka rrëfyer mes lotësh momente delikate të jetës së tij. Në një intervistë në “Abc e mëngjesit”, ai ka treguar se gjatë kohës së pandemisë ka humbur bashkëshorten, për të cilën shton se ndjen shumë mall. Ai ka treguar se pas humbjes së bashkëshortes ai fle gjumë me televizor ndezur se nuk dëshiron të jetë vetëm.

“Kam qenë në Pogradec kur ra pandemia. Atje kam jetuar për tre vite, lëvizja herë pas here, por karantina më zuri atje. Bashkëshortja ndërroi jetë nga Covidi. Muajin tjetër bën tre vjet. Më ka vrarë jashtë mase. Mbas fëmijëve në këtë moshë, ajo nuk zëvendësohet kurrë. Fle me televizor ndezur se nuk dua të jem vetëm. Shoh vetëm sport dhe filma. Kam qenë keq, me psikolog. Shkoja shpesh në Pogradec, sepse çdo gjë në shtëpi ishte me dorën e saj dhe doja të dilja, të ndërroja ambient”, u shpreh i prekur aktori./ZËRI

Poll

MOS HUMB