Qytetërim

'Po bullizohet Gjesti"/ Stresi paralajmëron protestë: Në 14.00, mblidhemi para Top Channel!

Stresi lajmëron se protesta do të jetë paqësore dhe si qëllim ka sensibilizimin kundër bullizimit. 

k.m.
'Po bullizohet Gjesti"/ Stresi paralajmëron protestë:
Stresi

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit 'Stresi', ka ngritur zërin në mbështetje të Gjestit. Në rrjetet e tij sociale, Stresi ka ndarë një video duke lajmëruar se nesër në orën 14.00, ai bashkë me shokë të tij do të dalin për të protestuar para medias "Top Channel". Në videon e tij, Stresi lajmëron se protesta do të jetë paqësore dhe si qëllim ka sensibilizimin kundër bullizimit. 

"Po hyj direkt në temë, nëse mbani mend para shumë vitesh u vra padrejtësisht një djalë i ri nga Policia. U vra pas shpine, flitet për Klodian Radhën, të nesërmen bëmë një protestë shumë të madhe. Drejtësi nuk ka në këtë vend. Unë ika shkova në Angli, normalisht që dëmtova veten time sepse nuk kisha asnjë lloj përfitimi që bëra atë protestë. Kjo që po ndodh në "BigBrother" është lojë, por duhet që të ketë edhe limite. Ka kaluar nga çdo lloj norme bullizimi. Po bëhet çdo vit edhe më i tensionuar, edhe ne si popull kemi të drejtë që të japim mendimet tona. Duhet që të mblidhemi gjithmonë për këtë tema. Do jem në Top Channel në orën 14.00 dhe t'i themi stop bullizimit dhe të marrin masa të rrepta. Unë nuk jam vëllai i madh, as i vogël, por ne jemi qytetarë dhe do të dalim që të protestojmë paqësisht. Thjesht protestojmë për të ndaluar bullizimin. Kjo që po i bëhet Gjestit është e papranueshme. Ju e dini që ai është kryefjala. Unë nuk kam asnjë përfitim,"-thotë Stresi.

MOMENTI ME VIDEO:

Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri ka protesta për personazhet që futen në "Big Brother". 2 vite më parë, pati një tubim të ngjashëm për këngëtarin Luiz Ejllin, për të cilin qytetarët ishin të bindur se po i bëhej "padrejtësi" dhe se po sulmohej nga produksioni./ZËRI

Poll

MOS HUMB