Qytetërim

'Po të hyj sërish në Big Brother ...'Albi Nako flet për marrëveshjet mes banorëve

Albi tha se 5 banorë kanë bërë marrëvëshje me sy me njëri-tjetrin dhe vendosin bashkërisht se me kë do krijojnë debate.

f.t
'Po të hyj sërish në Big Brother ...'Albi Nako flet
Albi Nako

TIRANË- Balerini Albi Nako ka folur rreth eksperiencës së tij dhe situatave në shtëpinë e 'Big Brother Vip'. Albi tha se 5 banorë kanë bërë marrëvëshje me sy me njëri-tjetrin dhe vendosin bashkërisht se me kë do krijojnë debate.

“Sa herë e kam ngritur zërin në atë shtëpi duke thënë rolin e Ilnisës me Merin dhe rolin e Ilnisës me Meritoni. Aty janë pesë veta që kanë bërë një marrëveshje me sy ose mund ta kenë bërë edhe më përpara që “topin“ do ta kemi neve dhe do t´ia gjuajmë kujt të duam. Unë e kam vërtetuar edhe kur kam dalë nga shtëpia këtë gjë sepse kam dëgjuar një moment Gazin që i thoshte Julit mos e zgjo nga gjumi këtë që do të thotë mos i jep vëmendje. Unë i shikoja këto gjëra dhe vetë kur ti mundohesh të hedhësh diçka apo të provokosh dhe ata të injorojnë,” tha Albi i ftuar në emisionin Big Brother Radio në Top Albania Radio.

Më tej Albi ka prekur edhe shprehjen e tij 'tani fillon loja", ku u shpreh se nëse do i jepej mundësia të rifutej në Big Brother do të shprehej "tani nuk fillon loja“. Edhe pse u konisderua si një banor mjaft premtues për shkak të karakterit të tij ngacmues, balerini doli shumë shpejt nga BBV./ZËRI

Poll

MOS HUMB