Qytetërim

Legjenda e Arsenalit dhe Gjermanisë përfundon në pranga...Jens Lehman nuk e mbajti dot birrën

Autoritetet gjermane i konfiskuan menjëhere patentën dhe e shoqëruan për në stacionin më të afërt të Policisë.

M.M
Legjenda e Arsenalit dhe Gjermanisë përfundon në pranga...Jens
Jens Lehman

GJERMANI- Portieri legjendar i Arsenalit, Jens Lehman është arrestuar nga Policia gjermane pasi dyshohet se ka ngarë makinën në gjendje të dehur. I cilësuar si ndër lojtarët më të mirë që ka luajtur në Premier League, Lehman u arrestua pasi doli nga festa e birrave në Munchin. 

Fillimisht, ai u ndalua nga Policia dhe i bënë testin e alkoolit. Pasi u vërtetua se sportisti ishe në gjendje të dehur, atij iu vendosën prangat. 

Sipas "The Sun", gjendja e tij e keqe u vu re edhe nga policët, të cilët treguan se ish-portieri nuk ishte në gjendje te kryente as testin e alkoolit. Kështu që autoritetet gjermane i konfiskuan menjëhere patentën dhe e shoqëruan për në stacionin më të afërt të Policisë.

Lens Gerhard Lehman është ish-futbollist gjerman që luante në pozicionin e portierit. Ai është votuar si UEFA Portieri i Vitit në sezonet 1996–97 dhe 2005–06, dhe është zgjedhur për të luajtur në 3 Kampionate Botërorë. Lehman ka qënë lojtar i Arsenalit të në sezonin 2003–04 kur ata fituan titullin e Premier League pa asnjë humbje. Gjithashtu, ai është portieri me më shumë ndeshje pa pësuar Gol në UEFA Champions League, duke pasur edhe rekodin e 10 ndeshjeve radhazi./ZËRI

Poll

MOS HUMB