Qytetërim

Preku topin me dorë brenda zonës, Cucurella: Edhe Kroos duhet të dilte me të kuq

Rasti i prekjes së topit me dorë nga ana e tij, u përdor nga gjermanët si një alibi për skualifikimin

E.K
Preku topin me dorë brenda zonës, Cucurella: Edhe Kroos duhet të
Marc Cucurella, momenti i prekjes se topit me dore

GJERMANI- Marc Cucurella është bërë një nga futbollistët më të përfolur të këtij Europiani, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës në sfidën me Gjermaninë, me arbitrin Anthony Taylor që nuk e konsideroi si një penallti.

Në konferencën për shtyp, mbrojtësi spanjoll është ndalur te ky moment, duke thënë se e respekton vendimin e arbitrit dhe gjithashtu theksoi se edhe Toni Kroos duhet të dilte me karton të kuq pas disa ndërhyrjeve të gabuara në dëm të shokëve të tij të ekipit.

“Nëse arbitri thotë që nuk është penallti, atëherë unë e respektoj atë. Në fund, këto janë gjëra që ndodhin. Edhe Kroos mund të ishte ndëshkuar më parë dhe të dilte me karton të kuq. Futbolli është një lojë gabimesh dhe saktësie, në fund ne ishim më të saktë se ata, shënuam një gol më shumë dhe ia dolëm”, tha Cucurella.

Spanja do të ndeshet më 9 korrik në Mynih përballë Francës në gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani, me “La Rojan” që duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Poll

MOS HUMB