
FRANCË- Portieri i skuadrës së divizionit të tretë në Francë, Avranches, ka rrëmbyer vëmendjen në mediat e huaja.
Ai është protagonist i një ndeshjeje unikale. 35-vjeçari A, bëri diçka të jashtëzakonshme në fund të takimit. Në minutën e 89-të, kur rezultati ishte 0:1 në favor të Goal FC, Beuvre priti një 11 metërsh.
Sulmuesi Respentno tentoi që të shënonte me “panenka”, por 35 vjeçari nuk u mashtrua dhe e mbajti portën e paprekur. 5 minuta më vonë në shtesë, Beuvre u bë heroi absolut, pasi shënoi golin e barazimit me kokë, duke i siguruar një pike me vlerë skuadrës së tij. Portieri u shndërrua në një hero, duke e shmangur humbjen.
Përveç Avranches, Beuvre, ka luajtur për Cannes dhe Rodez.
Në karrierën e tij profesionale 18-vjeçare, ai ka ndryshuar vetëm tre klube dhe kryesisht ka luajtur në divizionin e tretë në Francë./Zëri.ai