Qytetërim

Ndarja e çiftit mbretëror! Princ Leka konfirmon divorcin, Elia: Ishte e vetmja rrugëzgjidhje!

Çifti mbretëror kanë njoftuar zyrtarisht divorcin.

f.t
Ndarja e çiftit mbretëror! Princ Leka konfirmon divorcin, Elia:
Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË- Teksa ka kohë që përflitej se marrëdhënia mes Elia Zaharias dhe Princit Leka kishte pësuar krisje, tashmë kjo gjë është konfirmuar. Çifti mbretëror kanë njoftuar zyrtarisht divorcin.

Princ Leka ka qenë i pari, i cili njoftoi ndarjen. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Princ Leka deklaron publikisht se martesa ka marrë fund dhe se të dyja palët kanë rënë dakord ta zgjidhin atë në gjykatë.

“Përshëndetje miq dhe dashamirës, Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka Il beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të perbëjne bazën e marrëdhënies n vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!! “-thuhet në njoftimin zyrtar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Elia Zaharia po ashtu njoftoi se ka nisur procedurat për divorc me Princ Lekën. Në njoftimin e saj Elia shkruan se ndarja është e vetmja rrugëzgjidhje. 

"Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit!  Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje!

Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”

Më herët, përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’. Përshëndetje miq dhe dashamirës, Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund. Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore. Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka Il beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!”-u shpreh Elia.

Ndarja e çiftit mbretëror! Princ Leka konfirmon divorcin, Elia:
POSTIMI

Ndërkohë së fundmi flitet se Princi ka nisur një romancë të re me fotografen Blerta Celibashi. Kujtojmë që pak ditë më parë Leka u fotografua në aeroportin e Budapestit me fotografen Blerta Celibashi. Nuk dihet ende nëse romanca e re e Princit solli ndarjem e çiftit? Elia Zaharias dhe Princi Leka janë prindër të një vajze, Geraldinës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB