Qytetërim

Prishtina në shtetrrethim, Policia publikon masat për ndeshjen Kosovë-Izrael

Mediat e Kosovës shprehen se në Prishtinë kanë mbërritur edhe agjentë të Mosadit. Masat e rrepta të sigurisë lidhen me situatën në Lindjen e Mesme.

D.XH
Prishtina në shtetrrethim, Policia publikon masat për ndeshjen
Stadiumi Fadil Vokrri

PRISHTINË – Kosova do të luajë nesër, 12 nëntor ndeshjen kualifikuese për në Euro 2024 në “Fadil Vokrri” përballë Izraelit. Ky takim që pritej të luhej në tetor u shty, për shkak të luftës në shtetin izraelit.

Ndeshja në kryeqytetin e Kosovës do të zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë. Policia e Kosovës ka njoftuar tifozët, për sendet që nuk lejohen në stadium, por edhe për rrugët që do bllokohen.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

-Hapja e dyerve të stadiumit do të bëhet në orën 18:00, ku rekomandohet që ardhja në stadium të bëhet më herët, për shkak të shmangies së rrëmujës dhe krijimit të hyrjes më të lehtë dhe të shpejtë në stadium.

-Kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletën, ndërsa ata që nuk janë të pajisur me bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e stadiumit.

-Veturat në parkingun zyrtar duhet të jenë të pajisura me parking PASS, në të kundërtën nuk do të lejohet parkimi në atë zonë (me përjashtim të veturave të FFK-së dhe personave të pajisur me biletën VIP).

Sendet që nuk lejohen në stadium:

Mjetet piroteknike,

Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë,

Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë,

Pijet alkoolike dhe substancat narkotike,

Ushqim i çfarëdo lloji (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh),

Çadra, armë zjarri ose armë të ftohta apo çfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë,

Sende të rënda (çanta shpine, karrige të palosshme etj.),

Kamera profesionale dhe video kamera,

Çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.

Prishtina në shtetrrethim, Policia publikon masat për ndeshjen

Mediat e Kosovës raportojnë se të dielën në Kosovë do të ketë edhe agjentë të Mossadit. Masat e forta të sigurisë lidhen me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB