Qytetërim

PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror

Fillimet, Elia i ka pasur si këngëtare me grupin e parë shqiptar me vajza "Spirit Voice". Më pas, iu dedikua aktrimit.

k.m.
PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror
Elia Zaharia

TIRANË- Elia, Princesha e Shqipërisë është përfshirë në një skandal në familjen e saj. I ati, Gjergj Zaharia ka dhunuar ish-bashkëshortin e saj, Princ Leka II, teksa ai kishte shkuar për të takuar të bijën 3-vjeçare, Geraldina. E gjithë ngjarja është parë nga e mitura, ndërsa vetë Elia ka kërkuar nga Policia e Shtetit urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Po ashtu, edhe ky i fundit ka kërkuar të njëjtën gjë nga uniformat blu.

Por kush është Elia Zaharia, Princesha e Shqipërisë?

Elia është e bija e Gjergj Zaharisë dhe Yllka Mujos. Si nëna dhe vëllai i saj, Amos Muji Zaharia janë artistë të njohur në Shqipëri, nëna e saj është një aktore e njohur dhe vëllai i saj aktor dhe regjisor filmi.

PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror
Familja Zaharia

Por edhe Elia ka karrierën e saj. Fillimet i ka pasur si këngëtare me grupin e parë shqiptar me vajza "Spirit Voice". Vajzat e nisën që në vitin 1999, por bashkëpunimin e përfunduan në vitin 2002. Vit kur edhe ajo u diplomua në Shkollën Artistike Kombëtare Jordan Misja në Tiranë për art dhe skenografi dhe më pas u zhvendos në Paris për studimet universitare, ku u njoh me Princ Leka.

PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror
Spirit Voice

Në vitin 2005, ajo u diplomua në Konservatorin Kombëtar të Bordosë për dramë artistike. Më pas, ndoqi një shkollë private dramatike franceze në Paris, Cours Florent për të vazhduar më pas studime për aktrim skenik në Universitetin "Paris 8".

PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror
Elia Zaharia në teatër

Në Paris, ajo u takua me Princin Leka të Shqipërisë dhe në maj të 2010, u fejuan. Më 27 mars 2016, u njoftua nga Princi Skënder Zogu, anëtar i familjes mbretërore shqiptare, se çifti do të martohej më 8 tetor 2016 në Pallatin Mbretëror në Tiranë. Ceremonia ishte një ceremoni gjysmë zyrtare, e mbajtur në Tiranë në Pallatin Mbretëror, ku morën pjesë më shumë se 300 anëtarë të familjeve të tjera fisnike dhe mbretërore evropiane. Ndër anëtarët e familjeve mbretërore, të cilët morën pjesë në dasmë ishin: Mbretëresha Sofia e Spanjës, Perandoresha Farah e Iranit, Princi dhe Princesha Michael i Kentit, Princi i Kurorës Aleksandër dhe Princesha e Kurorës Katerina e Jugosllavisë, Princi Guillaume dhe Princesha Sibilla e Luksemburgut, Princesha Léa e Belgjikës, Dukesha e Madhe Maria Vladimirovna e Rusisë dhe anëtarë të tjerë nga familjet mbretërore të Italisë, Lihtenshtajnit, Rumanisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Malit të Zi, Marokut dhe anëtarë të familjeve të tjera fisnike.

PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror
Elia Zaharia, Geraldina dhe Princ Leka

4 vite pas martesës, ajo solli në jetë një vajzë më 22 tetor 2020 në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, datë që përkoi në 18-vjetorin e vdekjes së Mbretëreshës Geraldinë. Kështu edhe vajzën e tyre e pagëzuan me të njëjtin emër.

Paralelisht me karrierën e saj, Elia ishte e dedikuar edhe ndaj "detyrave mbretërore". Ajo është drejtuese e Fondacionit të Mbretëreshës Geraldine, një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga Oborri Mbretëror. Po ashtu, në ndër të historisë së dashurisë mes Mbretit Zogu I dhe Geraldine Apony, ajo shkroi edhe një libër për fëmijë, të titulluar: Trëndafili i bardhë!

PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror
Elia Zaharia

Megjithatë dashuria mes tyre duket se përfundoi. Princesha Elia dhe Princi Leka konfirmuan të dy se po divorcoheshin në fillim të këtij viti, por duket se Leka e kishte gjetur sërish personin e zemrës së tij, kësaj here me profesion fotografe.

PROFIL/ Elia, jeta mes artit dhe oborrit imagjinar mbretëror
Elia Zaharia dhe Princ Leka

Blerta Celibashi, e cila para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës. Princ Leka II dhe Elia Zaharia në ditët e para të 2024 dolën me deklarata zyrtare dhe konfirmuan divorcin. Ata janë prindër të një vajze, Geraldinës. Ndërkohë Celibashi prej disa vitesh ka shërbyer si fotografe pranë familjes mbretërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB