Qytetërim

Qendërmbrojtësi prishtinali shënon tregolësh

13 gola ka shënuar përgjatë gjithë karrierës së tij.

Redaksia Zëri
Qendërmbrojtësi prishtinali shënon tregolësh
Ardian Limani

KOSOVË-Në Superligën e Kosovës, FC Prishtina e vendit të katërt arriti një fitore 0-4 si udhëtuese në Suharekë me ekipin vendas. Mirëpo, më shumë se sa rezultati, diçka tjetër tërhoqi vëmendjen e sportdashësve. Tre nga katër golat u shënuan nga qendërmbrojtësi i skuadrës me numrin 4, 31-vjeçari Ardian Limani.

Kjo gjë ndodh rrallë në futbollin e sotëm, që roli i mbrojtësve libero nuk ekziston më. Ardian Limani njihet si ish-kapiteni legjendar i Dritës, ku luajti për shumë vite dhe përjetuan së bashku sukseset më të mira si klub dhe individualisht

Ardian Limani, ish-lojtari i Dritës, Shkëndijës dhe Feronikelit, provoi kënaqësinë e 3 golave dhe i çon në 4 golat sezonalë. 13 gola ka shënuar përgjatë gjithë karrierës së tij.

E veçantë tjetër e kësaj ndeshjeje ishte se golin tjetër për Prishtinën e drejtuar nga trajner Arsim Thaçi, e shënoi një djalosh 20-vjeçar për të cilin deri më tani janë të gjitha gjasat që futbolli shqiptar do të dëgjojë shumë si e ardhmja e krahut të majtë, Gallapeni./ZËRI

Poll

MOS HUMB