
Meriton Mjekiqi
TIRANË-Meriton Mjekiqi ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Albania 3. Finalisti, i cili u rendit i pesti në radhë. Moderatori në një reagim në rrjete sociale me anë të një video ka falenderuar të gjithë për përkrahjen.
“Në fakt sot po e shijoj ditën. Kam pushuar, kam fjetur. Jam mirënjohës që keni besuar se unë mund të vija deri këtu ku arrita. I jam mirënjohës çdo familjeje shqiptare dhe çdo shqiptari kudo në botë që më keni votuar. dhe ju falenderoj shumë për çdo gjë. Ju dua pa masë,”- u shpreh ai.
Meriton Mjekiqi ishte i pari që la finalen e madhe të "Big Brother VIP". /ZËRI
Poll