
TIRANË- Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të luajë dy ndeshjet e fundit, të vlefshme për Grupin B1 të UEFA Nations League. Sot, trajneri i kombëtares, Silvinjo ka zgjedhur ekipin që do të paraqitetet në fushë për ndeshjet ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).
Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni. Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj. Për mesfushën ka zgjedhur kuqezinjtë: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare. Ky i fundit rikthehet pas një mungese të gjatë me Kombëtaren Shqiptare.
Sulmi kësaj herë është pa Armando Brojën, i cili vazhdon që të jetë i dëmtuar, ndërsa Rey Manaj edhe pse në kushte të njëjta me të, sërish është kërkuar nga tekniku portuges. Për sulmin janë grumbulluar: Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.
Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë ndërsa përgatitjet zyrtare për ndeshjet e javës do të nisin të hënën./ZËRI