
BUENOS AIRES- Tre persona janë arrestuar lidhur me vdekjen e yllit të “One Direction”, Liam Payne. Sipas një prokurorie në Argjentinë, ata akuzohen për “braktisje të një personi të ndjekur nga vdekja, furnizim i lëndëve narkotike”. Sipas deklaratës së prokurorisë Liam Payne nuk ishte plotësisht i vetëdijshëm ose po përjetonte një gjendje rënieje të dukshme ose humbje të vetëdijes në momentin e rënies.
Një nga të akuzuarit “e shoqëronte artistin në baza ditore” gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin argjentinas, ndërsa një tjetër ishte një punonjës hoteli.
Prokuroria tha se kishte marrë dhjetëra dëshmi, kishte analizuar më shumë se 800 orë video nga kamerat e sigurisë dhe rrugët publike dhe kishte zbërthyer përmbajtjen e telefonit të Payne, si telefonatat, mesazhet dhe rrjetet e tij të mediave sociale që të analizohen.
Hetuesit argjentinas gjetën atë që dukej të ishte lëndë narkotike dhe alkooli të shpërndara rreth objekteve dhe mobiljeve të thyera në dhomën e hotelit të Payne, duke e shtyrë prokurorinë publike të supozonte se ai kishte pësuar një avari të shkaktuar nga abuzimi me substanca rreth kohës së rënies së tij.
Ylli i bandës One Direction ndërroi jetë tragjikisht në moshën 31-vjeçare pasi ra nga ballkoni i hotelit në Buenos Aires, ku ai po qëndronte me pushime. Payne ishte i dehur dhe kishte konsumuar drogë dhe ra nga ballkoni. Këngëtari i famshëm humbi jetën menjëherë për shkak të dëmtimeve të mëdha në trup. Ndërsa, autoritetet kanë verifikuar se askush tjetër nuk ishte i përfshirë në vdekjen e tij dhe e ka klasifikuar ngjarjen si vetëvrasje. Gjithashtu ka nisur hetimi për gjetjen e dy punonjëseve të seksit që u larguan pak para se ai të ndërronte jetë për të mësuar më shumë rreth situatës së Liam para vdekjes. /ZËRI