Qytetërim

“Romeo është fals”, parashutisti zbulon kush e dërgoi dronin në BBV

Xhaja nuk preferoi të zbulonte identitetin e vajzës, por tha se ndoshta miqtë që ajo ka në Itali, duan ta shohin në lojë pa Romeon.

F.m
“Romeo është fals”, parashutisti zbulon kush e dërgoi
Romeo dhe Heidi

TIRANË- Droni me mbishkrimin “stop maskilizmit, Romeo falso, Heidi hap sytë” është porositur nga Italia për të fluturuar mbi shtëpinë e Big Brother VIP Albania 3, në mënyrë që t’i jepej një mesazh Heidi Bacit, njërës prej banoreve. Parashutisti Arbër Xhaja, në një lidhje me Skype në ‘Fun Club’, tregoi se droni ishte porositur nga një vajzë që jeton në Itali.

Xhaja nuk preferoi të zbulonte identitetin e vajzës, por tha se ndoshta miqtë që ajo ka në Itali, duan ta shohin në lojë pa Romeon.

“Droni nuk ka ardhur nga Jetmiri, por nga një vajzë në Itali, nuk e di nëse është shoqe e Heidit, por gjëja është ndarë pak, janë grupi që janë fansa të çifitit të bashkuar, janë ata në Itali që duan Heidin pa Romeon, siç ka dhe në Shqipëri, që duan Romeon pa Heidin,”- tregoi ai.

Poll

MOS HUMB