Qytetërim

Ronaldo e mbyll pa lavdi Euro 2024! Për herë të parë në një Europian nuk e gjen rrjetën

Kjo ishte hera e parë që superylli portugez përfundonte një Euro apo Botëror pa e gjetur rrjetën.

E.K
Ronaldo e mbyll pa lavdi Euro 2024! Për herë të parë në
Cristiano Ronaldo

Udhëtimi i Portugalisë në Gjermani për Euro 2024 përfundoi të premten mbrëma. Franca arriti të mposhtë portugezët me penallti dhe siguroi vendin e saj në gjysmëfinalen e EURO ku do të përballet me Spanjën për një vend në finalen e madhe.

Me këtë disfatë, Cristiano Ronaldo e mbylli turneun pa shënuar, diçka që i ndodhi për herë të parë në karrierën e tij. Nga Euro 2004, deri dhe para fillimit të Euro 2024, Cristiano Ronaldo kishte shënuar të paktën një gol me Portugalinë në të gjitha garat kryesore. Kjo ishte hera e parë që superylli portugez përfundonte një Euro apo Botëror pa e gjetur rrjetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB