Qytetërim

Rovaniemi/ Qyteti i Babagjyshit, që u ngrit nga 'hiri'

Rovaniemi ishte shkatërruar si qytet në Luftën e Dytë Botërore. Besohej se ishte vendi ku qëndron Babagjyshi. Falë një arkitekti, qyteti u bë më i madh dhe më funksional. Me legjendën, se aty është vendlindja e Babagjyshit, mijëra vizitorë shkojnë në qytetin e Rovaniemit.

D.XH
Rovaniemi/ Qyteti i Babagjyshit, që u ngrit nga 'hiri'
Rovaniemi 1

FINLANDË - “E nisëm udhëtimin tonë për në Rovaniem në Laplandin finlandez mjaft vonë. Fluturuam mbi Balltikun verior dhe Gjirin e Bothnias. Duke parë nga avioni me të vërtetë dukej si një vend me një mijë dete. Nuk e kisha imagjinuar kurrë Rrethin Arktik, por u befasova vërtet nga numri i fermave. Kur zbritëm, na priti guvernatori i zonës me gruan dhe kryetarin e bashkisë. Ne shkuam menjëherë në një zyrë postare në kufirin e Rrethit Arktik, një ndërtesë e përbërë nga trungje, për të cilën na thanë se ishte ndërtuar vetëm javën e kaluar dhe ishte hapur për ne, që të isha i pari që do të dërgoja një letër nga Arktiku. Po i drejtohem presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Citimi i mësipërm vjen nga letra që e veja filantropike e Theodore Roosevelt vendosi t'i dërgonte Harry Truman-it më 14 qershor 1950.

Eleanor Roosevelt, 66-vjeçare në atë kohë, kishte vendosur të bënte udhëtimin e gjatë drejt pjesëve veriore të Evropës për të parë dhe për të ecur nëpër një qytet të rrafshuar nga nazistët, Rovaniemi. Po, sigurisht që nuk ishte as i pari dhe as i vetmi qytet që i ishte dorëzuar zemërimit, tërbimit dhe urrejtjes së pushtuesve gjermanë, por shkatërrimi ishte total dhe dëshpërimi i vendasve absolut.

Rovaniemi/ Qyteti i Babagjyshit, që u ngrit nga 'hiri'
Rovaniem 2
Rovaniemi/ Qyteti i Babagjyshit, që u ngrit nga 'hiri'
Rovaniem 3

Gjatë tërheqjes së trupave naziste në fund të Luftës së Dytë Botërore, qytetit iu vu zjarri, urat u shkatërruan, ndërtesat publike dhe shtëpitë u bombarduan. Ky imazh, i një qyteti, banorët e të cilit po përpiqeshin fjalë për fjalë të rilindnin nga hiri i tij, Ruzvelt ia përcolli pasuesit të bashkëshortit të saj në presidencën amerikane, së bashku me shumë detaje të tjera të pakëndshme për përditshmërinë e padurueshme të qytetarëve, të cilët ndër të tjera , atë vit iu desh të përballeshin edhe me një valë shpërthimesh të tuberkulozit.

Arkitekti ikonë që ringjalli qytetin

Kontributi i Eleanor Roosevelt në rilindjen e Rovaniemit konsiderohet nga shumë persona - veçanërisht njerëzit indigjenë të Laplandës - të jetë vendimtar për zhvillimin e furishëm të zonës që atëherë. Nëse e mendoni mirë, Eleanor Roosevelt ishte e para që i dërgoi një letër Santa Claus-it të asaj kohe, e mishëruar në mënyrë të famshme nga presidenti amerikan, duke ofruar ndihmë për të rindërtuar Evropën e shkatërruar nga lufta, por theksohet se Finlanda ishte detyruar nga rusët të refuzojnë fondet e Planit Marshall.

Megjithatë, qyteti në buzë të Rrethit Arktik, tani konsiderohet - edhe me pamjen më të rreptë kapitaliste - vendlindja dhe selia e Santa Claus dhe vetëm deri në fund të dhjetorit të këtij viti do të ketë pritur rreth 500,000 udhëtarë për vitin 2023 nga e gjithë bota. Qyteti ka një mbrojtës të vërtetë, e ai është arkitekti ikonik finlandez Alvar Aalto, ose njeriu që, ndërsa të gjithë panë një shkatërrim total të pakthyeshëm që do të çonte në shkretimin e një rajoni tashmë të izoluar, pa mundësinë për një jetë të re. Dhe vërtet ai planin e tij nuk e la në letër, por i kushtoi kohë dhe energji për ta bërë realitet, me një plan pionier edhe për standardet e sotme, të cilave iu përkushtua deri në vdekjen e tij në mesin e viteve '70.

Rovaniemi/ Qyteti i Babagjyshit, që u ngrit nga 'hiri'
Arkitekti

Natyrisht, që plani i Aalto-s të zbatohej, qyteti rural me 6000 banorë në vitet 1930 – (sot popullsia e tij është dhjetëfishuar) – duhej së pari t'u dorëzohej nazistëve dhe më pas pothuajse të zhdukej nga harta. Më 26 tetor 1939 dhe pasi diskutimet diplomatike midis Bashkimit Sovjetik dhe Finlandës për rishikimin e kufijve në kurriz të këtij të fundit dhe çarmatimin e zonave kufitare dështuan, filloi pushtimi sovjetik në territorin finlandez. Lufta sovjeto-finlandeze (ose dimërore, siç u quajt) përfundoi pesë muaj më vonë, me finlandezët, jo vetëm të mposhtur, por edhe të detyruar, me traktat, t'i dorëzonin rreth 10% të territorit të tyre BRSS-së.

Frika, poshtërimi dhe ekstremistët e djathtë të Finlandës më pas e çuan vendin dhe popullin në krahët e fuqive të Boshtit. Finlanda u bë një pol qendror i Frontit Lindor. Tre vjet më vonë dhe pasi disfata e gjermanëve ishte tashmë e paracaktuar, finlandezët kapitulluan para sovjetikëve, madje duke marrë përsipër detyrimin për të paguar dëmshpërblime të papërfillshme të luftës - dhe natyrisht dëbimin e trupave të mbetura naziste nga tokat e tyre. Rovaniemi, në të cilin gjermanët kishin krijuar një nga fushat e tyre ajrore më të mëdha dhe konsiderohej një qytet me rëndësi strategjike për frontin lindor, pagoi një çmim të rëndë në jetë njerëzore dhe shkatërrim material. Nazistët u tërhoqën, por lanë pas kaos, gjak, tokë të djegur.

Vizioni që u ngrit nga hiri i luftës

Vizioni i Aalto u ngrit nga hiri i luftës. Duke marrë si të mirëqenë diçka që askush nuk e kishte vënë re më parë, atë se në çfarë sipërfaqe ishte ngritur qyteti, arkitekti filloi të projektonte një qytet të ri të qëndrueshëm, miqësor ndaj mjedisit dhe të përshtatur për klimën, madje duke ndërtuar banesa të përballueshme me koston e indigjenëve të varfër. Arkitekti finlandez mund të mos ketë pasur kohë për të përfunduar punën e tij – ai vendosi tre ndërtesa historike, sallën e koncerteve, bashkinë dhe bibliotekën e qytetit - por ai arriti të jepte një frymë rigjallërimi, të cilin banorët e tij vendosën ta zhvillojnë) duke investuar ndryshimin e tyre në një histori që u përcoll brez pas brezi. Këu u zhvillua legjenda e Santa Claus.

Rovaniemi/ Qyteti i Babagjyshit, që u ngrit nga 'hiri'
Arkitektura e Rovaniemit

Sipas traditës vendase, Babagjyshi ishte në rajonin e Korvatundurit, në një vend edhe më në veri të Rovaniemit, edhe më i ftohtë dhe mbi të gjitha edhe më i paarritshëm. Me pak marketing efektiv, duke qenë se Krishtlindjet janë padyshim festa më e dashur për të rinj dhe të moshuar dhe falë infrastrukturës së ish-aeroportit Luftwaffe, i cili mbetet edhe sot aeroporti ndërkombëtar i qytetit, turmat e turistëve, të motivuar kryesisht nga kurioziteti, nuk kaloi shumë kohë dhe filluan të zbarkonin në rajonin e Arktikut. Legjenda e vendlindjes së Santa Claus filloi të përhapet në mesin e viteve '80, u rrit në vitet '90 dhe, siç dëshmohet, mbetet e begatë dhe fitimprurëse për rajonin e Laplandit edhe sot e kësaj dite. Dhe pothuajse e besueshme.

Rovaniemi/ Qyteti i Babagjyshit, që u ngrit nga 'hiri'
Rovaniemi 4

Një mit fitimprurës

Sidomos këtë vit, kërkesa për akomodim në Rovaniemi është rritur me 20% krahasuar me sezonin festiv të vitit të kaluar, fluturimet direkte janë dyfishuar (35), ndërsa organi zyrtar drejtues i Fshatrave të Santa Claus vlerëson se deri në fund të vitit në zonë gjysmë milioni vizitorë do të ndodhen aty, duke ecur në borë. Sipas shifrave zyrtare nga Organizata Finlandeze e Turizmit, muajt më të njohur (dhe fitimprurës për industrinë vendase të turizmit) ishin korriku, gushti dhe sigurisht dhjetori, ku shumica e vizitorëve vinin nga Gjermania, Suedia dhe SHBA.

Babadimri, që është 365 ditë në vit në tavolinën e tij, vlerësohet të marrë gjysmë milioni letra në vit. Zona është afërsisht sa madhësia e Korsikës - me 30 fshatra, 65000 banorë. Kryesisht duke mbajtur gjallë besimin e diskutueshëm se mund të jetë vendlindja e Babagjyshit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB