Qytetërim

Roza përplaset me Julin: Unë i xhiroj që të gjithë po të dua

Roza është shprehur se e ka vënë re këtë gjë, pasi në momentin që përpiqet të hapë një temë, Juli nuk i kushton vëmendje dhe nuk i përgjigjet.

F.m
Roza përplaset me Julin: Unë i xhiroj që të gjithë po
Julian Deda dhe Roza Lati

TIRANË- Moderatorja Roza Lati është përplasur këtë mbrëmje me aktorin Julian Deda. Në nisje të spektaklit të kësaj mbrëmjeje, ajo është pyetur nga moderatoroi Ledion Liço dhe është shprehur se Juli po e lë qëllimisht në hije për të mos i dhënë vëmendje, në mënyrë që ajo të mos kthehet në një nga protagonistët në lojë. Roza është shprehur se e ka vënë re këtë gjë, pasi në momentin që përpiqet të hapë një temë, Juli nuk i kushton vëmendje dhe nuk i përgjigjet.

Pjesë nga debati:

Roza: Unë e kam treguar strategjinë time të lojës në shtëpi. Juli ma lidh gjënë me këshillën që më dha Rikja, Unë i them Julit miqësisht më dha këtë këshillë. I them Julit duhet me i rënë të gjithëve, por ditët në vazhdim nuk e kam bërë këtë gjë. Unë i xhiroj që të gjithë po të dua. Me Julin situata ishte organike, Juli më ndërpreu mendimin për Eglën, nuk dua ta komentoj. Çohem e gjej duke folur për Eglën. Të nesërmen po e njëjta gjë. Kur i kërkova mendim Julit për situatën e Eglës, nuk dua ta komentoj tha.  Me Eglën Heidin dhe Romeon, ka nerva ta zgjasë debatin. Aty e vura në pozitë thash ke nerva veç me Heidin dhe Eglën. U kap me fjalë që ti Rozë do ti biesh Eglës. Mua nuk më bën dot për budallaqe. Të më bësh mua lojëra dhe ti japësh rëndësi vet, unë them janë lojëra.

Juli: Roza po më bën atë që vetë më ka thënë. Nuk e kam problem. Unë jam akuzuar se nuk e lë të japë mendimin e saj. I kam thënë disa herë sa rrin e komenton Eglën cepave, shko komentoje atje përballë. Roza po ia bën vetë vete se i lë të tjerët të ndërhyjnë.

Poll

MOS HUMB