Qytetërim

Rrëzohen akuzat për sulm seksual ndaj aktorit të njohur francez, shkak parashtrimi

Gerard Depardueu ka mohuar çdo keqbërje.

D.XH
Rrëzohen akuzat për sulm seksual ndaj aktorit të njohur francez,
Gérard Depardieu

PARIS - Prokurorët francezë kanë hedhur poshtë një padi të ngritur nga aktorja franceze Hélène Daras, e cila pretendon se Gerard Depardieu e ka sulmuar seksualisht atë gjatë xhirimeve të filmit "Disco" të vitit 2007.

Në një deklaratë dërguar ‘Variety’, Zyra e Prokurorit të Parisit tha se ankesa e depozituar më 10 shtator 2023 do të pushohet, për shkak të parashkrimit. Një zëdhënës i prokurorit tha se Daras kishte vendosur të paraqiste një ankesë të veçantë, pasi u dëgjua si dëshmitar gjatë hetimit në vazhdim, që rrjedh nga padia e Charlotte Arnold në 2018. Depardieu u akuzua për përdhunim në lidhje me këtë çështje, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2020.

Daras ishte një nga 13 gratë që akuzuan Depardieu për sjellje të pahijshme seksuale, në një hetim investigativ të botuar në Mediapart në prill 2023. Gazetarja spanjolle Ruth Bassa tha gjithashtu se ajo kishte paraqitur një ankesë zyrtare kundër aktorit në Spanjë, pasi ai dyshohet se u sulmua gjatë një interviste në Paris në vitin 1995, që është përtej parashkrimit 20-vjeçar në Francë.

Prokuroria shtoi se përveç Arnoldit, nuk ka asnjë grua tjetër, deri më sot, dëshmia e së cilës në këtë hetim ka dhënë prova të reja për gjyqtarin. Depardieu nuk është dënuar për asnjë nga akuzat dhe mohon çdo keqbërje./ZËRI/

Poll

MOS HUMB