Qytetërim

Rumunët lënë me 'gojë hapur' gjermanët me gjestin e tyre

Pas eleminimit, lojtarët dhe stafi që i shoqëronte kishin pastruar dhomën e tyre të zhveshjes dhe kishin lënë një letër, ku falënderonin Gjermaninë për organizimin e këtij turneu.

E.K
Rumunët lënë me 'gojë hapur' gjermanët me
Letra dhe dhoma e zhveshjes

GJERMANI- Rumania ikën me kokën lart nga Euro 2024, pasi u eliminua me një rezultat 0-3 me Holandën, e cila siguroi një vend të çerekfinale. Një gjest i bërë nga skuadra rumune duket se i ka lënë gjermanët me “gojë hapur”. Pas eleminimit, lojtarët dhe stafi që i shoqëronte kishin pastruar dhomën e tyre të zhveshjes dhe kishin lënë një letër, ku falënderonin Gjermaninë për organizimin e këtij turneu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Echipa națională a României (@echipanationala)

“UEFA Euro 2024 ishte një nga përvojat më të rëndësishme të futbollit për të gjithë ne deri tani dhe jemi shumë të lumtur që skena në të cilën u zhvillua ishte Gjermania. Çdo lojë, çdo emocion, çdo përvojë na bashkoi për të ndjerë magjinë e futbollit. Po largohemi nga Gjermania me ndjenjën se kemi dhënë gjithçka për Rumaninë dhe jemi mirënjohës për gjithçka që kemi përjetuar këtu. Ishte një nder të ishim pjesë e familjes së madhe të futbollit europian”, shkruhej në letrën e lënë nga Rumania./ZËRI

Poll

MOS HUMB