
GJERMANI- Ky europian do të jetë i rëndësishëm për Taulant Seferin, pasi forma e tij do të jetë përcaktuese për të ardhmen, ndërsa është në rrjetën e disa klubeve europiane.
Sulmuesi kuqezi, mbylli sezonin në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u rikthyer pas Evropianit në Ukrainë, te Vorskla Poltava, skuadër që ka në pronësi kartonin e tij.
Seferi pritet të jetë thjesht kalimtar në Ukrainë, pasi sipas mediave italiane, për të ka një interesim të lartë nga Serie A.
Sipas TuttomercatoWeb, për Seferin janë të paktën tre ekipet që po ndjekin nga pranë zhvillimin e tij, pritet të jetë një nga të vëzhguarit special në “Euro2024” pasi sipas mediave italiane Seferi është projektuar titullar nga Sylvinho. Cagliari, Leçe dhe Empoli janë tre ekipet që kanë shfaqur interesim për ish sulmuesin e Tiranës.
Gjithnjë sipas TuttomercatoWeb, jo vetëm në Serie A, Seferi pëlqehet edhe në Premier League, ku interesim për të ka shfaqur ekipi i Ipsëich Toën, të sapo ngjiturit në elitë. Në ekipin e Silvinjos, Seferi ende nuk e ka fituar vendin e titullarit të padiskutueshëm, për shkak të konkurencës që ka në repartin e mesfushës dhe sulmit./ZËRI