
BRITANI E MADHE- Princi Harry ka fituar padinë e tij për hakimin e telefonit kundër medias britanike 'Daily Mirror' dhe është shpërblyer me mbi 140,000 paund (180,000 dollarë). Princi Harry ngriti akuzat për botuesit e këtij grupi mediatik për përgjim telefonash dhe shkelje privatësie.
Gjykata e Lartë e Britanisë vendosi së princ Harry ishte viktimë e përgjimit të telefonit celular nga gazetat e Mirror Group. Justice Fancourt tha se telefoni i tij personal ishte në shënjestër në vitet 2003 -2009. Ai tha se 15 nga 33 artikujt e gazetës ishin "produkt i përgjimit të telefonit ... ose produkt i mbledhjes së informacioneve të tjera të paligjshme". Gjithashtu gjykatësi tha se drejtuesit e gazetave ishin në dijeni të praktikës dhe e mbuluan atë.
Princit i bashkohet në padinë e tij ligjore ish-aktorja e “Coronation Street”, Nikki Sanderson, ish-gruaja e humoristit Paul Whitehouse, Fiona Wightman dhe aktori Michael Turner, i njohur gjithashtu si Michael Le Vell.
Nga ana tjetër grupi mediatik Mirror 'kërkon falje pa rezerva' për shkeljen historike./ZËRI