
TIRANË- Debati i nisur mes astrologes Meri Shehut dhe moderatores Sara Gjordenit për pak ka përfunduar në konfrontim fizik. Teksa ishin të lidhura me njëra-tjetrën, Meri është nxehur pas Sara i përmendi emrin, duke iu sulur me një sërë ofendimesh. Ndërsa ish-missi, i është afruar trup më trup dhe në një moment i ka thënë se: Meri nuk po të flas vetëm sepse je pa qejf.
Pjesë nga sherri mes Merit dhe Sarës:
Vieë this post on Instagram
Meri Shehu: Mos ma përmend më emrin tim se e di çfarë të punoj apo jo, në mes të natës e di çfarë të punoj. Hajde boll
Sara Gjordeni: Mendoj se duhet të kursehesh
Meri Shehu: Do që të shkojmë në tualet, hajde ikim. Emrin tim mos e përmend
Sara Gjordeni: Do ta përmend sa të dua
Meri Shehu: Boll të thashë. S’të kam penguar unë të shkosh në tualet, as tek ai dashnori atje, as tek ai andej. Mos të shkoj ta zgjidh tek Vëllai i Madh njëherë e mirë. Ua rregulloj unë nesër, përmend Merin, Meri në gjumin e vet (Ngrihen të ikin në tualet). Më bëre tabelë qitje ti
Sara Gjordeni: Tani nuk do të çohemi sepse unë dua të qetësohem nga ajo që tha
Meri Shehu: Si të duash
Erjola Doçi: Po e ka të nevojshme tjetri, o kuçedra çfarë keni. Boll pash Zotin
Meri Shehu: Ça do më bëje po të mos isha pa qejf? Çfarë? Boll të durova! Kë kërcënon ti? Mua? Hajde se ta rregulloj unë./ZËRI