
TIRANË-Aktori Julian Deda ka folur shkurtimisht rreth fitores së Egla Cenos. Ish-finalisti ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Shqipëria Live” menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big Brother VIP3”. Juli u shpreh se e ka shijuar rrugëtimin e tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
"Sigurisht që më erdhi keq, por Egla e meritoi se ka bërë shumë për rrugëtimin e saj, siç kemi bërë të gjithë. Kam fitur shumë gjëra, maturi, por edhe kam kuptuar që rri brenda në shtëpi 4 muaj pa lëvizur. Është një gjë shumë e bukur,"-u shpreh Juli.
Ndërsa i pyetur nëse ka patur një aleancë me Egla Cenon në shtëpinë e BBV3, Deda tha:
“Është një muhabet kot. Po të kishim aleancë do kisha fituar unë. Ne jemi dy njerëz që kemi pasur shumë pak kontakt bashkë”, -deklaroi aktori.
Aktori Julian Deda u rendit i dyti në finalen e madhe të Big Brother, duke ndarë podiumin me Egla Cenon, e cila u shpall edhe fituesja e edicionit të tretë./ZËRI