
TIRANË- WhatsApp është rikthyer me një tjetër veçori të paraqitur për përdoruesit e saj. A i bëni 'screenshot' mesazhet për të mbajtur mend gjëra? Platforma në pronësi të Meta ka sjellë një përditësim të ri që mund të mos lejojë marrjen e pamjeve nga ekrani të të gjitha mesazheve.
Sipas WeBetaInfo, WhatsApp do të lëshojë një version të ri për të gjithë telefonat, pasi aktualisht është në përdorim vetëm pë përdoruesit e "Android". Kur përdoruesit përpiqen të bëjnë një 'screenshot' të profilit të një personi tjetër, ata do të marrin një njoftim që shkruan: Nuk mund të bëni screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit.
Kjo është e ngjashme me Snapchat dhe aplikacionet e pagesave si Paytm dhe Google Pay, të cilat gjithashtu i pengojnë përdoruesit të bëjnë screenshot. Megjithatë, kjo nuk iu ndalon që të përdorni një telefon të dytë./ZËRI