Qytetërim

Si do jetë njeriu pas 1000 vitesh?

Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar një model të njeriut në vitin 3000 dhe kanë dizenjuar ecurinë e ndryshimeve fizike të tij të ndikuara nga bashkëjetesa me teknologjinë. 

Redaksia Zëri
Si do jetë njeriu pas 1000 vitesh?
Foto ilustruese

Jetojmë në një botë që është transformuar nga teknologjia, e ky proces vështirë që të ndalet. Njerëzimi ka përfituar jo pak nga ky zhvillim, por gjasat janë që edhe të vuajë disa pasoja. Pas 1 mijë vjetësh, shkencëtarët besojnë se njerëzit që do të banojnë në Tokë do të kenë karakteristika fizike shumë të ndryshme krahasuar me tani dhe teknologjitë e reja mund të jenë arsyeja.

Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar një model të njeriut në vitin 3000 dhe kanë dizenjuar ecurinë e ndryshimeve fizike të tij të ndikuara nga bashkëjetesa me teknologjinë. Përdorimi i vazhdueshëm i smartfonëve, laptopëve dhe teknologjive të tjera do të jetë arsyeja pse trupat tanë do të pësojnë ndryshime drastike.

Si fillim, njerëzit do të jenë kurrizdalë.

Pasardhësit tanë do të jenë më trup-përkulur, krahasuar me ne. Është vërtetuar se rregullimi i vazhdueshëm i pozicionit të të qendruarit, për të parë nga lart poshtë telefonin ose ekranin e kompjuterit tendos disa pjesë të caktuara të trupit, që me kalimin e viteve do të jenë të reflektuara te pasardhësit tanë.

Në vitin 3000, njerëzit do të kenë kthetra. Kjo do të ndodhë pasi ata mbajnë celularët në duart, rrotullojnë gishtat apo janë gjatë gjithë kohës duke shkruar apo punuar në aplikacione. Ky është një pozicion i panatyrshëm, por për shkak të intervaleve të gjata kohore, do të sjellë transformimin në gjymtyrë.

Pas 1 mijë vitesh, nga përdorimi i vazhdueshëm i smartfonëve, krahu me parakrahun do te fiksohet në këndin 90 gradë. Edhe kafka do të ndryshojë. Ajo do të bëhet më e madhe, por sipas studiuesve, truri do të zvogëlohet. Duket se teknologjia do të ndikojë në madhësinë e trurit tonë.

Me një kokë më të zmadhuar, edhe qafa do të jetë më e trashë. Për shkak të qëndrimit të ndryshuar të njeriut, qafa do të jetë më e gjerë
Drita që vjen nga ekranet mund të shkaktojë dhimbje koke, lodhje të syve, madje edhe verbim. Studiuesit thonë se te njeriu mund të zhvillohen qerpikë të brendshëm, që do të bëjnë që të shmanfet ekspozimi ndaj dritës së tepërt.

Por edhe bebja e syrit mund të ndryshojë, në mënyrë që të bllokojë dritën blu, por jo dritë me ngjyra të tjera si jeshile, e verdhë apo e kuqe.

Me sa duket, teknologjia, ajo që na i ka thjeshtëzuar shumë gjëra në periudhën e sotme, e që parashikohet që në 10-vjeçarët në vazhdim do të bëjë gjithnjë e më mirë, në vitin 3 mijë do ta ketë shndërruar qenien njerëzore me një trup me gungë, kokëtë madhe, e më pak inteligjent./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB