TIRANË- Rreth 8 muaj pas humbjes së parakohshme të këngëtarit Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij, Selvija, vijon të mbajë gjallë kujtimin e tij, përmes postimeve të herëpashershme. Së fundmi, ajo ka ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale me një postim të fundit në InstaStory, ku ka ndarë një fragment nga një këngë e papublikuar e Shpatit.
Krahas videos ku shfaqej hëna e plotë, Selvija ka shkruan: “Kënga që nuk kam fuqi ta publikoj…”, shoqëruar me një zemër të thyer, ndërsa në sfond dërgjohet një sekuencë e shkurtër e këngës së publikuar të Shpatit.
“Sa herë që vjen nata tregom a t’vijë në mendje, a je t’u e pa këtë hënë”, dëgjohen vargjet prekëse të muzikës.
Kjo nuk është hera e parë që Selvija ndan me publikun materiale të papublikuara të Shpat Kasapit. Pak javë më parë, ajo publikoi një tjetër projekt muzikor të këngëtarit, dedikuar nënave. Ajo ka deklaruar më herët se do të publikojë të gjitha këngët e Shpatit që kanë mbetur të papërfunduara, duke ruajtur kështu trashëgiminë e tij artistike.