SHBA-Katër pretendentë, një kampion: ethet e finales kanë nisur për Botërorin 2026! Kanë mbetur vetëm katër skuadra në garë: Spanja, Franca, Anglia dhe Argjentina.
Franca do të përballet me Spanjën të martën në orën 21:00 në Teksas, ndërsa Argjentina të mërkurën në orën 21:00 do të ketë përballë Anglinë. Franca dhe Spanja janë favoritët kryesorë për të ngritur trofeun bazuar statistikave, ndërsa Argjentina dhe Anglia mbeten plotësisht në garë. Në duelin e parë në Botëror, në 1966 kur Anglia u shpall kampione bote, në çerekfinale eliminoi Argjentinën me shumë polemika.
Në pritje të finalistëve, ky botëror ishte plot surpriza, me eleminimin e Brazilit, Gjermanisë dhe Portugalisë. Shumë nga ekipet afrikane si Kepi i Gjelbër, Senegali, Republika Demokratike e Kongos, Egjipti dhe Bregu i Fildishtë, ishin argëtuese për t'u parë. Gjithçka do të vendoset në fushë, ndërsa mbetet për t'u parë se kush do të kurorëzohet kampion.