
ARGJENTINË- Një skandal ka tronditur futbollin argjentinas! Presidenti i San Lorenzos, Marcelo Moretti është filmuar duke marrë 25 mijë dollarë nga nëna e një futbollisti për kontratën profesioniste. Në një video të publikuar nga “El Nueve”, shihet Moretti teksa merr paratë dhe i fut në xhep.
Pamjet tregojnë momentin kur gruaja nxjerr një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa Moretti i fut në xhepin e xhaketës. Presidenti nuk la vend për dyshime duke konfirmuar: 25,000 ose 30,000 dollarë; ndërsa edhe pse nëna u përpoq të binte dakord për një pagesë në dy këste, Moretti ishte i qartë: Sa më shpejt, aq më mirë...
MOMENTI ME VIDEO:
Pas publikimit të skandalit, Marcelo Moretti vendosi të flasë për "Presión Alta", duke u shprehur se ndaj tij por orkestroheshin kulisa.
"Ka njerëz që duan të më kurthe pasi që nga viti i kaluar më zhvatin. Do të bëj një kallëzim sepse paratë që janë parë dje, i kam depozituar në thesarin e klubit sapo i kam marrë. Unë i mora paratë si donacion për klubin."
Moretti tregoi gjithashtu se edhe ai ka dhënë një kontribut personal për klubin për të treguar se si kanalizohen fondet brenda institucionit, duke përmendur një episod të fundit: Dje hodha 10,000 dollarë amerikanë nga xhepi im, e dini pse? Për San Lorenzo.

Ai gjithashtu akuzoi drejtpërdrejt dy figura të lidhura ngushtë me rastin, duke u shprehur se dyshon se sulmin ia kanë orkestruar Lammens dhe Tinelli./ZËRI