
TIRANË- Një situatë e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e "Big Brother VIP 3", mes aktorit Romeo Veshaj dhe moderatores, Roza Lati. Të dy janë përfshirë në një situatë të krijuar nga Romeo, i cili është shtirur sikur ka hequr të mbathurat dhe i është futur në shtrat moderatores. Më pas, e ka sfiduar rivalen e tij në lojë që të shtrihej edhe ajo në shtrat bashkë me të. Për t'ja kthyer sfidën me sfidë, ajo ka veshur bikini dhe ka shkuar pranë tij, duke tentuar që t'i ndryshonte mendjen për t'u larguar nga shtrati. Madje në një moment i ka përmendur edhe interesin e tij brenda shtëpisë, Heici Baci. Megjithatë në një pikë e gjithë loja e Romeos është zbuluar, duke shkaktuar të qeshura tek banorët e tjerë.
PJESË NGA BISEDA:
Romeo: A do vish? Hajde. A vjen dot? Nuk vjen dot.
Roza: Unë s’vij dot? Unë s’vij dot?
Romeo: Futu, futu. Futu moj. Hajde.
Roza: Aaaa, nuk mund ta besoj. Nuk mund ta besoj. Romeo Veshaj, e more jashtëkun tim dhe e fute në mes këmbëve vëlla. E bëre vërtetë ti?
Romeo: A do futesh sepse më the që do të futesh. Futu që të shikojnë edhe këta që ti nuk ke frikë.
Roza: Po nuk futem dot kështu unë. Mirë pra po s’ta ngrita jorganin gjatë natës.
Romeo: Po jo se do të shtrëngojë kështu që të mos e ngresh.
Roza: Ti do të më shtrëngosh mua? Por si? Pa brekë do të më shtrëngosh.
Romeo: A e shtypje ti, a mbështeteshe? Se ça po më thoshe…
Roza: Po mbështetem. Ah Rromeo, Rromeo.
Romeo: Kam frikë se do të më mërzitet Heidi po u fut kjo…
Roza: A e mendove këtë punë?
Romeo: E mendova, e mendova… Po budalla aman, ke parë budalla ti?
Fationi: E ka bërë qëllimisht.
Roza: Po qëllimisht e ka bërë, për të më ngritur mua nervat.
Epo të paktën ka përfunduar mirë.../ZËRI