Qytetërim

Sot i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit! Homazhet zhvillohen në Tetovë

Homazhet do të zhvillohen në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit.

zh.ll
Sot i jepet lamtumira e fundit Shpat Kasapit! Homazhet zhvillohen në
shpat kasapi

TIRANË- Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, do të përcillet sot për në banesën e fundit. Lajmi është njoftuar nga familjarët e këngëtarit, të cilët me dhimbje, kanë ndarë edhe detajet e ceremonisë mortore. 

Ceremonia mortore e këngëtarit do të zhvillohet në Tetovë, ku të afërmit, kolegët miqtë edhe publiku do të kenë mundësinë t’i japin lamtumirën e fundit artistit. Homazhet do të zhvillohen në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa procesioni mortor do të zhvendoset në varrezat e qytetit.

"Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI

Homazhet do të mbahen të dielën, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij! U prehtë në paqe!", thuhet në njoftimin e familjarëve.

Këngëtari i njohur nga Tetova Shpat Kasapi u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor, duke lënë pas një dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe mijëra fansa në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpati kishte shkuar në Itali për një koncert, por pasi kishte mbërritur në hotel, mësohet se ai është ndjerë papritur keq dhe ka pësuar arrest kardiak, duke humbur jetën. Shpat Kasapi do të mbahet mend si një artist që la gjurmë me zërin, energjinë dhe stilin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB