Qytetërim

U shua sot! Shpat Kasapi me një karrierë të suksesshme dhe një jetë të 'trazuar' personale

Në korrik të 2024, këngëtari ndau me publikun dhe fansat edhe një nga periudhat më të vështira të jetës, atë të depresionit.

F.I
U shua sot! Shpat Kasapi me një karrierë të suksesshme dhe
Shpat Kasapi

TIRANË-Këngëtari i njohur nga Tetova Shpat Kasapi është ndarë sot nga jeta në moshën 40-vjeçare. Sipas informacioneve nga mediat e Maqedonisë së Veriut, ai ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.

Karriera

Këngëtari nga Tetova, ka pas një karrierë të gjatë muzikore dhe këngë që do të lënë gjurmë në historinë artit. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u rrit në një familje me traditë muzikore – babai, Naim Kasapi, dhe nëna, Gjylymsere Ramadani, nga Tetova. Arsimin fillor e kreu në shkollën “Liria” në Tetovë, më pas vijoi kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup, ndërsa fakultetin e përfundoi në Universitetin “FON” në Shkup.

Talenti i tij për muzikën u zbulua që në moshë të re. Në moshën 13-vjeçare, ai fitoi çmimin e parë në festivalin Bletëzat 98 në Tetovë. Sukseset e tij në këngën për të rinjtë hapën rrugën për karrierën si këngëtar i muzikës për të rritur, me pjesëmarrje dhe çmime të rëndësishme si:

-Këngët e Stinës 2002 – Çmimi i parë në Tiranë

-Nota Fest 2003 – Çmimi i publikut në Shkup

-Albafest 2003 – Çmimi i publikut në Shkup

Karriera e tij vazhdoi me shumë suksese në festivale dhe çmime të tjera, përfshirë Pop Idoll 2004, Kënga Magjike 2004 dhe 2005, Top Fest 1, si dhe Zhurma Show Awards, ku mori çmime për interpretimin dhe videoklipe të suksesshme si “Pa ty s’jetoj” dhe “Mekatare”. Shpat Kasapi realizoi disa albume të suksesshme dhe një sërë videoklipesh, duke bashkëpunuar me kompozitorë të njohur si Avni Qahili, Artan Kastrati, Ejup Shabani dhe Florent Boshnjaku.

Jeta personale e këngëtarit

Shpat Kasapi përveç hiteve muzikore, ka qenë shpesh herë edhe kryefjala e shtypit rozë sa i përket jetës personale. Fillimisht ai mori vëmendjen e showbizit shqiptar për lidhjen e tij 5-vjeçare me modelen dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj. Por edhe së fundmi këngëtari ishte në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private. Ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, Selvija, me të cilën ishte martuar disa kohe më parë e me të cilën ka nje djale, Roanin. Lajmi për ndarjen kishte bërë bujë në media, por artisti kishte zgjedhur të ruante privatësinë dhe të fokusohej tek muzika dhe projektet e tij. 

Në korrik të 2024, këngëtari ndau me publikun dhe fansat edhe një nga periudhat më të vështira të jetës, atë të depresionit. Këngëtari u shpreh se kishte kryer analiza të shumta dhe mendonte se i kishin bërë magji.

“U shërova nga ankthet. I mbyllur në vetvete. Kjo quhet depresion i vetmisë. Vetmia ka depresion. S’do të dalësh, s’do të shoqërohesh me askënd. Kur të vjen, hapi derën thonë. Vërtet ka qenë shumë vështirë. Shkoja dhe bëja analiza kot. Të gjitha në rregull, trupi në rregull. Shkoja te ortopedi. Disa thonin si tip magjie. Mund të kalojnë magji, mund të kalojnë mësysh të madh. S’ka mundësi që 300-200 vajza e djem të të përqafojnë përnjëherë brenda 20 minutave. Të gjithë në skenë. Nuk është ajo jetë normale. Ose ishte dhe mosmenaxhimi i mirë i gjithë atyre personave. Nuk arrin mendja, kapaciteti i mendjes, që të vijnë të përqafojnë, e gjitha quhet energji. Trupi punon me trupin. Sa të këqija dhe të mira”, u shpreh artisti asakohe.

Kasapi shpesh ka ndarë edhe incidentet nga jeta e tij private, ku ka pranuar se ka qenë tre herë në burg dhe si shkak i xhelozisë ka dhunuar ish-të dashurën e tij. 

Shpat Kasapi do të mbahet mend si një artist që la gjurmë me zërin, energjinë dhe stilin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB