Aktualitet

E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

Këngëtari ka pësuar një arrest kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.

F.I
E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi
Shpat Kasapi

MAQEDONIA E VERIUT-Këngëtari shqiptar nga Tetova, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Media fqinje Alsat raporton se këngëtari ka pësuar një arrest kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Mësohet se Kasapi ishte në një koncert në Bologna, teksa nuk u ndje mirë dhe më pas ndërroi jetë.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej këngëtarëve të preferuar të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit, si ‘Valle Kosovare’ apo dhe ‘Axhamiu’.

Shpat Kasapi ka qenë i martuar, por së fundmi po kalonte një ndarje, dhe ka lënë pas një fëmijë./ZËRI

Poll

MOS HUMB