Qytetërim

Statistikat mbresëlënëse, Shqipëria nuk ka pësuar gol në shtëpi

Ekipi ynë përfaqësues deri tani në këto kualifikuese, nuk ka pësuar gol në fushën e saj. Ndërsa, golavarazhi i kuqezinjve është tepër pozitiv, +8.

D.XH
Statistikat mbresëlënëse, Shqipëria nuk ka pësuar gol
Shqiperia

TIRANË – Shqipëria është duke kaluar një formë të shkëlqyer, teksa ndodhet në vendin e parë në Grupin E dhe ka siguruar tashmë kualifikimin në Europianin e Gjermanisë.

Statistikat e ekipit tonë përfaqësues janë mbresëlënëse. Golavarazhi i përfaqësues sonë është tepër i mirë, me 8 gola plus, teksa ka shënuar 12 gola dhe ka pësuar 4 gola. Ky golavarazh mund të thellohet akoma më tepër gjatë mbrëmjes së sotme.

Shqipëria ka shënuar gol në çdo ndeshje, përveç asaj në Poloni, ku humbi 1:0. Por, Kombëtarja ka një rekord në fushën e saj, teksa nuk ka pësuar asnjë gol. Vetëm Franca nuk ka pësuar gol në fushën e saj në eliminatoret e Europianit. Katër golat, Shqipëria i ka pësuar në fushë kundërshtare.

Golat e shënuar nga përfaqësuesja nuk janë realizuar nga një futbollist apo dy, por nga lojtarë të ndryshëm. Në mesin e golashënuesve janë Bajrami, Asani, Seferi, Asllani, Muçi, Daku e Cikalleshi. Golashënuesit janë sulmues, por edhe mesfushorë. Si asnjëherë më parë, Shqipëria ka marrë 7 rezultate pozitive rresht, teksa ka fituar 5 herë e ka barazuar në 2 sfida. Një prej këtyre ndeshjeve është miqësore. Statistikat flasin për një ekip ndryshe, më i organizuar dhe ku çdokush ka një rol të veçantë.

Flamuri gjigand shpaloset para sfidës me Ishujt Faroe

Sonte në orën 20:45 minuta, Shqipëria do të luajë ndaj Ishujve Faroe në Air Albania. Ekipi kombëtar ka siguruar tashmë kualifikimin në Euro 2024, ndërsa mbrëmja pritet të jetë festive.

Statistikat mbresëlënëse, Shqipëria nuk ka pësuar gol
Flamuri gjigand shqiptar

Një detaj i veçantë është vënë re këtë mbrëmje pranë stadiumit. Një flamur gjigand është shpalosur nga tifozët. Flamuri ngjason me atë gjigand, të shpalosur nga tifozët në ndeshjen ndaj Greqisë, më datë 4 shtator 2004, kur Shqipëria fitoi 2:1, në një sfidë, që mbahet mend nga të gjithë tifozët shqiptarë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB