Qytetërim

Studimi befasues në SHBA, gratë stresohen nga burrat dy herë më shumë sesa nga fëmijët e tyre

Studimet tregojnë se bashkëshortët i stresojnë gratë dy herë më shumë se fëmijët

E.K
Studimi befasues në SHBA, gratë stresohen nga burrat dy herë
Stresi te grate

SHBA- Burri i moshës së mesme bën shaka me miqtë e tij të punës, duke thënë: "Më pëlqen të jem baba - kam 2 fëmijë të mrekullueshëm... por gruaja ime ka 3!" Grupi mund të qeshë, dhe biseda e tyre me humor mund të vazhdojë, por e vërteta është se shumë gra sot ndihen sikur kanë për detyrë që të kujdesen dhe për burrat e tyre, ndërkohë që do të duhet të mbështeteshin te ta për jetën e tyre familjare.

Duke qenë se fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme, njerëzit shpesh mendojnë se burimi më i madh i stresit në familje janë fëmijët. Megjithatë, një studim i kryer nga “Today” tregon të kundërtën.

Me më shumë se 7,000 nëna nga Shtetet e Bashkuara që morën pjesë në një sondazh të fundit dhe një intervistë të kryer nga “Today”, rezultati tregon se shumica e nënave e vlerësuan nivelin e tyre të stresit në një 8.5 nga 10.

Megjithatë, ajo që e bën studimin befasues është se rreth gjysma e nënave që morën pjesë në anketë dhe intervistë thanë se, më shumë se fëmijët, burrat u vunë re se ishin një burim më i madh stresi.

Shumë njerëz mund të jenë skeptik dhe mosbesues veçanërisht burrat në lidhje me rezultatet e studimit. Megjithatë, një hulumtim tjetër i bërë nga Universiteti i Padovës, gjithashtu e mbështet këtë studim.

Sipas studiuesve, mund të vërehet se me vdekjen e grave, shëndeti i burrave shpesh përkeqësohet. Ndryshe në rastin e grave, pas vdekjes së burrave të tyre, ato rezultojnë të jenë më të shëndetshme.

Poll

MOS HUMB