Qytetërim

Sylvihno merr pasaportën shqiptare

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë lajmin se trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka pranuar të marrë pasaportën shqiptare.

D.XH
Sylvihno merr pasaportën shqiptare
Sylvihno

TIRANË – Trajneri i Kombëtares Shqiptare, braziliani Sylvinho ka marrë pasaportën shqiptare. Diçka të tillë e ka zbuluar ministri i Brendshëm Taulant Balla, që së bashku me trajnerin, kanë dhënë lajmin përmes një video.

Nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, trajneri tha se është krenar që është qytetari më i ri i Republikës së Shqipërisë. Ai dëgjohet duke thënë se është puro shqiptar, që nënkupton se do të ketë nënshtetësinë shqiptare.

"Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë", shprehet Balla. Ndërsa, Silvinho thekson se është shqiptar 100 përqind. “Sigurisht, jam puro shqiptar. Shumë faleminderit”, thotë Sylvinho.

Nuk është hera e parë që një trajner i Kombëtares merr pasaportë shqiptarë. Në vitin 2016, trajneri italian Gianni De Biazi mori gjithashtu pasaportën e Shqipërisë. Të dy trajnerët e kanë kualifikuar përfaqësuesen tonë në Europian./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB