
ITALI- Ilary Blasi është seksi dhe e lumtur si kurrë më parë: “Nëse do të kthehesha do t'i bëja sërish të gjitha... sepse në fund ishte një martesë e bukur”, thotë ajo duke folur sërish për Francesco Tottin. Ajo është ironike dhe thumbuese: “ E ftova Franceskon për darkë, dera është gjithmonë e hapur për të. A do ta lexojë librin tim? Totti po lexon një libër?”.
Dhe më pas falenderon Cristiano Iovinon: “Unë Cristiano do ta falënderoj gjithmonë, në shtator të 2022 erdhi dhe më bëri disa zbulime për të kaluarën e Franceskos. Më hapën sytë”.
lary Blasi u kthye në dhomën e ndenjes së Silvia Toffanin, mikeshës së saj, ku prezantoi librin e ardhshëm "Che Stupida" dhe ishte rasti për të folur sërish për ndarjen nga Francesco Totti. “U ndjeva budallaqe kur mora vesh gjithçka. Rijetimi i gjithë kësaj eksperience ishte psikoterapeutike, një përvojë që më bëri mirë”– thotë Ilary Blasi në intervistën televizive – “Ka më shumë momente të mira se të këqija. Nuk ka kaluar shumë kohë, kam ndjesi të përziera: melankoli, nostalgji, butësi dhe mirënjohje. Në fund të ditës ishte një dasmë e bukur. Do të bëja përsëri gjithçka që bëra, nuk kam asnjë pishman apo pendim”.
Ilary Blasi acarohet kur dëgjon zërat se ajo dhe Francesco Totti ishin një çift i hapur. "Jo nga unë", shpjegon Ilary, e mërzitur nga fakti që dikush mund të përmendë diçka të tillë.
“Nëse do të mendonte se kishim një lidhje të hapur, atëherë mund ta pranonte edhe atë kafe apo dyshimin e tradhtisë”, thotë showgirl-i për “Verissimo”. Referenca është për Cristiano Iovino, trajnerin personal me të cilin Blasi shkëmbente mesazhe (zbuluar nga Totti). Në një intervistë ai tha se ka pasur një “marrëdhënie intime” me Ilary Blasi, ajo tani i përgjigjet deklaratave të Cristiano Iovino: “Ka një proces gjyqësor në vazhdim me Françesko, duke thënë këtë më bën të qesh sepse marrëdhëniet intime janë të ndryshme. Nuk më habit që kjo intervistë ka ardhur tani sepse Cristiano u citua nga Francesco si dëshmitar. Unë, Cristiano, do ta falënderoj gjithmonë, sepse në shtator 2022 (data është e rëndësishme sepse unë dhe Francesco tashmë ishim ndarë) ai erdhi te Ronin në një klub në Milano. Por jo në festën time, por në atë të agjentit tim Graziella dhe ai më bëri disa zbulime për të kaluarën e Franceskos. Patjetër që më hapi sytë”.
Dhe në fund një mendim për Francesco Tottin. "A mendoni se ai do ta lexojë librin?" e pyet prezantuesja Silvia Toffanin gjatë intervistës televizive dhe Ilary Blasi shpërthen në të qeshura: “Françesko po lexon një libër?”. Mund të jetë një dëshirë: “U bëftë fillimi i një serie të gjatë”. Më pas ajo bëhet sërish serioze dhe rrëfen: “Uroj që Francesco të jetë i lumtur”. Dhe me ironi shton: “Vërtet, fillimisht e uroj për veten time, pastaj edhe për atë”. Realiteti i ri është se Totti jeton me Noemi Bocchi, Ilary është së bashku me Bastian Muller. Fëmijët e çiftit kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me të dy./ZËRI