Qytetërim

Trekëndësh dashurie në Big Brother? Rikja flet hapur me emra

Kur të gjithë mendonin se Rikja mund të kishte një pëlqim ndaj Romeos, ajo sheh një trekëndësh mes tij, Heidit dhe Fatjonit

E.K
Trekëndësh dashurie në Big Brother? Rikja flet hapur me emra
Banoret flasin per trekendshin e dashurise

TIRANË- Sot në shtëpinë e Big Brother Vip u u përfol për një trekëndësh dashurie. Të ulur në oborrin e shtëpisë, Rikja, Juli, Meritoni dhe Gazi u përfshinë në bisedë. Rikja shtroi pyetjen se “a është duke u krijuar një trekëndësh dashurie brenda shtëpisë”, duke iu referuar Romeos, Heidit dhe Fatjonit.

Rikja: Gaz a mendon se është duke u krijuar një trekëndësh?

Gazi: Ma thuaj ti

Rikja: Ju flinkeni gjumë

Juli: Ça na duhet këto gjëra, ne kemi ardhur me shijuar Big Brother-in

Rikja: Është Romeo, Heidi dhe Fatjoni

Meritoni: Jo more çfarë thua

Juli: Se shoh këtë, ose s’dimë të lexojmë ne

Gazi: Po, po po

Meritoni: Jo, jo

Gazi: Llafin e kësaj duhet ta dëgjojmë. I ka parë atje brenda në ushtri

Rikja: Mua më pëlqen të flas për këtë gjë

Juli: Edhe mua më pëlqen por jo me ia fut kot. Nuk shoh ndonjë gjë më shumë të Romeo. 

Poll

MOS HUMB