
TIRANË- Përplasja mes opinionistit të Big Brother VIP, Arbër Hajdarit dhe ish-banorit Fation Kuqarit nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga personazhe të tjerë publik. Kujtojmë se Arbri gjatë spektaklit të së martës 02 prill) iu kthye Fationit se burrë do ta bënte qëndrimi në lojë dhe përballja me konkurrentët për të fituar çmimin e madh.
Në lidhje me këtë diskutim për termin ‘burrë’, Turjan Hyska komentoi në ‘instastory’, duke ironizuar dhe dhënë përkufizimin e tij për këtë term.
“Burrnia është të punosh me djersën e ballit, burrnia është të kujdesesh për familjen, të edukosh fëmijët, burrnia është të marrësh dyfekun për atdheun, burrnia është të kujdesesh për prindërit… Me pak fjalë kjo është burrnia, se është bërë burrnia në ekran si kursi i euros”- shkruan ai.
/ZËRI