
KOLUMBI- Shakira mesa duket ka hedhur pas krahëve historinë me Pique-n. Ylli kolumbian dhe aktori britanik Lucien Laviscud tashmë janë çift. Fillimisht këngëtarja e prezantoi aktorin e njohur britaniksi imazhin kryesor në albumin e saj të ri "Las Mujeres Ya No Lloran (Gratë nuk qajnë), por si duket gjërat janë ndryshe.
Megjithatë, sipas një burimi të Daily Mail, "miqtë e saj janë të shqetësuar pasi besojnë se aktori po përdor Shakira për të fituar më shumë famë". I njëjti burim thotë se, "Shakira dëshiron dëshpërimisht të bjerë në dashuri ”, ndaj rrethi i saj i ngushtë ka rezerva për thelbin e lidhjes së tyre, raporton Protothema.
Kush është Lucien Laviscud?
Laviscoud luan rolin e të dashurit të Shakirës në videoklipin muzikor dhe të dy filluan të takoheshin pas kohës së tyre së bashku në set. Aktori britanik njihet më së shumti për rolin e tij në 'Emily in Paris' si Alfie. Që atëherë ai ka marrë pjesë në disa filma dhe seriale.
/ZËRI