Qytetërim

Tyson Fury njofton tërheqjen nga boksi

Vendimi për tërheqje vjen pas dy humbjeve të pësuara me ukrainasin Oleksandr Usyk, të dyja vitin e kaluar.

I.F
Tyson Fury njofton tërheqjen nga boksi
Tyson Fury

LONDËR- Boksieri britanik Tyson Fury befasuar fansat e tij, me deklaratën se ka dhënë tërheqjen nga sporti. 36-vjeçari nuk ka dhënë detaje se përse e ka marrë këtë vendim, por njoftoi me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” fansat e tij.

Në 37 duele të zhvilluara në karrierën e tij ai ka arritur 34 fitore (24 me KO), 2 humbje dhe një barazim. Vendimi për tërheqje vjen pas dy humbjeve të pësuara me ukrainasin Oleksandr Usyk, të dyja vitin e kaluar.

Një lajm i papritur ky nga Fury, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë, menaxheri e promotori i njohur i boksit Eddie Hearn pat deklaruar se është prenotuar stadiumi “Wembley” për një duel mes tij dhe Anthony Joshua këtë verë.

“Do të doja të njoftoja tërheqjen time nga boksi. Ishte një kënaqësi. Më ka pëlqyer çdo minutë e tij”, tha ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tyson Fury (@tysonfury)

Duhet theksuar se kjo nuk është hera e parë që Fury njofton tërheqjen e tij. Në prill të vitit 2022, pasi mundi Dillian Ëhyte, britaniku tha se do të varte dorezat. Ai u kthye gjashtë muaj më vonë për të luftuar Derek Chisora ​​në një ndeshje trilogjike në stadiumin e Tottenham. /ZËRI

Poll

MOS HUMB