
TIRANË- Princ Leka II ka publikuar edhe ai kartolinën e Krishtlindjeve për vitin 2023. Por kësaj herë ka dalë duke pozuar vetëm me të bijën, Geraldinën. Me disa foto të realizuara në sheshin “Skënderbej”, princi ka përcjellë edhe urimin e tij për festa.
“Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!,”- shkroi ai.
Por ajo që është vënë re është mungesa e aktores Elia Zaharias, bashkëshortes së Princit. Mungesa e saj vetëm sa konfirmon zërat se martesa e tyre ka përfunduar në një divorc.
@zeri_al Ndahen Princ Leka dhe Elia Zaharia????? Prej kohësh tashmë po përflitet se çifti nuk janë bashkë, dhe në fakt, jo më kot. Disa elementë na kanë bërë të kuptojmë që mes çiftit ka patur një krisje. Duke filluar që nga festimi i ditëlindjes së vajzës të veçuar, bërja “unfollow” nga rrjetet sociale, e deri tek të shkuarit ‘solo’ në evente. Ç’mund të ketë ndodhur? ???? #zeriai #zerimedia #princleka #eliazaharia #shqip #fyp #princishqiperi #zeri #foryoupage #foryou #shqiperi #tirane ♬ original sound - ZËRI
Deri më tani as Princ Leka dhe as Elia Zaharia nuk kanë reaguar për aludimet e bëra në media. Megjithatë duket se marrëdhënia e tyre ka përfunduar./ZËRI