
SHBA – Këngëtarja amerikane Jennifer Lopez duket se nuk njeh moshë. Krijuesja e shumë hiteve, tashmë 54 vjeçe, ka nxjerrë në pah barkun e saj me bikini të vogla me fije të zeza, teksa ecte përgjatë pishinës.
JLo u shfaq duke u larë në një dush në natyrë, teksa dhe format e saj të trupit janë për t’u admiruar. Më pas ajo pozoi pranë një pishine, me një rrobë të zezë të tejdukshme, të vendosur mbi rroba banje. JLo mbante të veshur aksesorë, një palë vathë me rrathë floriri dhe një byzylyk ari të trashë dhe gjithashtu kishte veshur taka të larta.





Në një foto tjetër, ajo veshi një palë sytjena të kuqe dhe korse me dantella, teksa performonte një rutinë seksi të koreografisë së Galen Hooks, së bashku me një grup kërcimtarësh. Diku tjetër, këngëtarja e Let's Get Loud kërceu teksa kishte veshur një bluzë me tegela kafe dhe pantallona të ngjashme.
JLo publikoi këngën e saj, Can't Get Enough, të premten e kaluar. Jennifer Lopez ka pasur tre divorce në jetën e saj dhe është martuar sërish. Ajo duket ende e “freskët” dhe tepër në formë. Ajo do të performojë publikisht këtë të shtunë në emisionin Saturday Night Live të NBC-së të drejtuar nga aktorja e The Bear, Ayo Edebiri./ZËRI/