Qytetërim

UEFA nis procedim ndaj tifozëve serbë

Organi drejtues i UEFA-s ka caktuar një inspektor për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me sjelljet diskriminuese të tifozëve.

k.m.
UEFA nis procedim ndaj tifozëve serbë
Foto ilustruese

GJERMANI- UEFA ka nisur një hetim lidhur me tifozët e Serbisë, të cilët lëshuan britma si të majmunëve për të tallur dhe ironizuar lojtarët e Anglisë në ndeshjen që humbën me rezultatin 1-0. Sipas "Dailymail", organi drejtues i UEFA-s ka caktuar një inspektor për të kryer një hetim disiplinor në lidhje me sjelljet diskriminuese të tifozëve.

UEFA gjithashtu ka akuzuar Federatën e Futbollit të Serbisë për dy vepra penale – hedhjen e sendeve të forta në fushën e blertë dhe përcjelljen e një mesazhi provokues në lidhje me Kosovën. Sipas të njëjtës media, tifozët shfaqën flamurin e hartës së Kosovës, me ngjyrat e Serbisë, gjest që e shoqëuan me lëvizje paraushtarake.

Serbia ka një histori të gjatë incidentesh shqetësuese. Në Kupën e fundit Botërore, në Katar, tifozët shfaqën slogane fashiste dhe gjatë gjithë kohës bënin thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen kundër Zvicrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB