
Graciano Tagani dhe Egla Ceno
TIRANË- Graciano dhe Egla është një dyshe tjetër e cila ka patur debate të shpeshta, ku situata u agravua javën e kaluar ku aktorja e ofendoi balerinin pasi u ndërrua në dhomën e gjumit.
Egla iu drejtua duke i thënë të shkojë të vishet diku tjetër, mirëpo banori e refuzoi duke i thënë me ironi të mbulojë kokën. Aktorja iu drejtua se në këtë mënyrë të sillet te “shtëpia e mamit”, fjalë e cila nuk i pëlqeu aspak balerinit. Përplasjet mes tyre kanë vijuar por ndryshe nga herët e tjera, ditën e sotme e mbyllën me një puthje.
View this post on Instagram
Kjo nuk është hera e parë që dyshja shkëmbejnë puthje, ku kujtojmë se rasti i parë ishte gjatë koreografisë./ZËRI
Poll