Qytetërim

VD- “Çfarë pune ka publiku…”, doli kundër produksionit për rikthimin e Eglës, Julit i ‘tërhiqet’ veshi: Kujdes mikrofonin!

Juli tha se tolerimi që produksioni i ka bërë Eglës, mund të shërbejë për veprime të tjera të dhunshme në të ardhmen

E.K
VD- “Çfarë pune ka publiku…”, doli kundër
Juli dhe Egla

TIRANË- Vendimi i vëllait të madh, për t’i dhënë një mundësi të dytë Eglës nuk është pritur mirë nga një pjesë e banorëve, me në krye Julin. Gjatë një bisede në orët e para të mëngjesit në oborr, Juli është shprehur se falja që po i bëhet Eglës, nuk i frenon veprimet e saj të dhunshme.

Por kjo deklaratë e Julit duket se ka shqetësuar produksionin, duke i bërë thirrje që të kenë kujdes me mikrofonin, që përkthehet që duhet të kenë kujdes në atë që shprehin.

“Mos e skualifiko atëherë, kam përshtypjen që kjo gjëja, mund të mos i parandalojë veprimet e dhunshme më mbrapa. Ti po e sheh që nuk të ndodh gjë, ti thua bëje ti, dhe mund ta hash ti. Logjika e do kështu, nëse ata vijnë dhe kanë kaluar nominime me atë sjellje, me një sjellje tjetër dalin për një javë. Pastaj ajo përndjekja, a ishte vepër penale… çfarë pune ka publiku që të vendosë për një vepër penale që e vendos gjykata”, tha Juli o mbështetur dhe nga Erjola. Ndërsa produksioni pasi iu tha që të kishin kujdes me mikrofonat, e thirri Julin në dhomën e rrëfimit.  

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh vendosi që të mbajë të izoluar deri të shtunën 3 banorët që u përfshinë në konflikt mes tyre, Meritonin, Ilnisën dhe Eglën. Njëri prej tyre, që do të jetë më pak i votuari, do të largohet të shtunën përfundimisht nga gara.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB