
SHBA- Madonna ka bërë bujë sërish, por jo për mirë! Gjatë një koncerti që ajo ka mbajtur në fillim të këtij muaji, ka bërë një gabim teksa ishte në skenë duke i kërkuar një fansjeve që ishte në karrocë, që të çohej në këmbë.
“Çfarë po bën ulur atje? Çfarë jeni duke bërë ulur?,"-tha ajo, përpara se të shkonte në anën e skenës për të parë nga afër fansen që mesa duket e kishte mërzitur këngëtaren. Pasi iu afrua, Madonna 65-vjeçare më pas e kuptoi gabimin e saj dhe kërkoi menjëherë falje.
Madonna questions fan for sitting down during her show then finds out they’re on a wheelchair:
— Pop Crave (@PopCrave) March 9, 2024
“Oh okay, politically incorrect, sorry about that. I’m glad you’re here.” pic.twitter.com/oezHxfjrFn
"Oh në rregull. Politikisht jokorrekte. Më vjen keq për këtë. Më vjen mirë që je këtu,”-tha ajo dhe e la me aq komentin e saj. Por jo interneti. Klipi – i cili është parë më shumë se 2 milionë herë – ka ngjallur shumë reagime në rrjet. Por ishte sërish fansja e saj, ajo që mbrojti.
"Disa njerëz janë në karrige me rrota dhe mund të ngrihen në këmbë - ajo nuk e kishte idenë se isha e paralizuar,"- tha Vanessa Gorman, e cila nuk mund të ecë më që nga një aksident automobilistik që i ka ndodhur në vitin 1999. Po ashtu, shtoi se kishte besim që Madonna nuk e kishte me të keq komentin që i bëri, ndaj edhe kërkoi më shumë paqe në komente./ZËRI