Qytetërim

Shuhet nga një goditje në tru Vassilis Karras

Sipas mediave greke, ai dha frymën e fundit në orën 17:00 të së dielës nga një goditje në tru.

k.m.
Shuhet nga një goditje në tru Vassilis Karras
Vassilis Karras

ATHINË- Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare këngëtari Vassilis Karras. Sipas informacioneve, këngëtari kohët e fundit ishte shtruar në reaminacion për shkak se ishte infektuar nga koronavirusi. Sipas mediave greke, ai dha frymën e fundit në orën 17:00 të së dielës nga një goditje në tru.

Vasilis Karras ka lindur në Kokkinochori të Kavallës, por në vitin 1969, në moshën 16-vjeçare, ai bëri paraqitjen e tij të parë muzikore në lokalin e natës “Prosfygas” në Evosmos të Selanikut. Njëkohësisht punonte si automekanik, dashuria e tij e dytë e madhe pas këngës. Një vit më vonë i vdes i ati. Nga ai moment, ai ndihmon në plotësimin e nevojave financiare të familjes. Puna nuk e tremb, nuk ngurron, nuk shqetësohet.

Mbaron shkollën e mesme, regjistrohet në shkollën teknike “Democritos”, përfundon edhe shkollën dramatike. Po ashtu, në moshën 18-vjeçare fejohet me gruan e tij të ardhshme Christina-n. Një natë, në një tavernë të vogël me një orkestër amatore, ai fillon të këndojë në tavolinë. Një muzikant e dëgjon, i afrohet dhe e fton të shkojë atje të shtunave për të kënduar. 

Ishte i turpshëm, por guxon të testohet. Në premierën e tij, turma është e egër, e pandashme, klientët qëndrojnë në rrugë për ta dëgjuar jashtë hyrjes. As ai nuk e priste një përgjigje të tillë. Por vazhdon të punojë si automekanik. Në vitin 1978 Mimis Plessas e çoi nga Selaniku në një shtëpi diskografike athinase, e cila i besoi zërit të tij dhe donte të shkruante këngë për të. Ai dëgjon nga kompania sapo kishte firmosur me këngëtarin e njohur, Makis Christodoulopoulos.

Me hidhërim u kthye në qytetin e tij por priste dhe një tjetër trokitje në derën e tij.  Në vitin 1980 ai publikoi albumin e tij të parë me titull “Paragkes Kai Palatia”, i cili pati një ndikim të madh në botën e muzikës greke. Më vonë, disqet dhe këngët e Vassilis Karras u bënë hite brenda pak vitesh, ku arriti të bëhej këngëtari popullor numër një në Greqi për nga audienca.

Ai ka kënduar edhe duete të suksesshme me shumë këngëtarë të njohur apo grupe muzikore si Marianthi Kefala, Pyx Lax, Konstantina, Anxhela Dimitriou, Tolis Voskopoulos, Nikos Zoidakis, Kaiti Garbi, Despina Vandi, Elli Kokkinou, Irini Merkouri, Paola, Pantelis Pantelidis, etj.

Artisti ishte gjithashtu kompozitor dhe tekstshkrues në shumë hite të mëdha të skenës muzikore greke./ZËRI

Poll

MOS HUMB