ANGLI- Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali do të mungojë në fushë në 10 muajt e ardhshëm. Autoritetet italiane janë gati të vendosin masën ndaj tij, pas përfshirjes në skandalin e basteve.
Avokatët e lojtarit kanë negociuar me prokurorët dhe federatën e futbollit dhe një marrëveshje mes tyre është shumë pranë. Tonali mund të luajë edhe sfidën ndaj Borusia Dortmund, në kuadër të Ligës së Kampioneve. Ndërsa më pas, pritet pezullimi.
Ajo ç’ka është më e rëndësishme, për Tonalin dhe Newcastle, është se ai do të jetë i lirë të stërvitet me ekipin gjatë pezullimit të tij, që do të zgjasë deri në fund të gushtit të vitit të ardhshëm. Ai do të humbasë Euro 2024 dhe javët e para të sezonit të Premier League.
Avokatët janë duke shqyrtuar mundësinë, që Newcastle t’i pagujë lojtarit një dëmshpërblim të caktuar.
Përpos se për 10 muaj do jetë jashtë fushës së blertë, Tonali për 8 muaj do të shtrohet në rehabilitim, që të shpëtojë nga varësia e bixhozit. Pritet që Federata Italiane e Futbollit të vendosë në fuqi masat për lojtarin./Zëri.ai/