
TIRANË- Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana po shijon momente me familjen e tij, bashkëshorten italiane Monica dhe dy fëmijët e tyre. Ndonëse nuk është shumë aktiv në rrjete sociale, Cana sot ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij një moment të veçantë me partneren e tij, e cila shihet e përqendruar duke qëndisur një flamur shqiptar.
“Monika në versionin Marigona… Monika, a e di kush është Marigona?”, dëgjohet t'i drejtohet Cana-Monikës.
Lorik Cana dhe Monica janë të martuar prej kohësh dhe së bashku kanë dy fëmijë. Martesa e tyre ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëpunimit të bukur mes dy kulturave./ZËRI